“Ligj i ri për hallet e vjetra”- Propozimet e Ramës për ndryshimet në Kodin Penal, PD akuzon: S’i intereson kush rri në paraburgim me të drejtë ose jo, por…

“Ligj i ri për hallet e vjetra”- Propozimet e Ramës për ndryshimet në Kodin Penal, PD akuzon: S’i intereson kush rri në paraburgim me të drejtë ose jo, por…

Partia Demokratike ka reaguar pas propozimeve të Edi Ramës për ndryshimet në Kodin Penal. Sipas kreut të Grupit të PD, Gazment Bardhi, Rama po qep një ligj që i intereson masës së vetë. Postimi i Gazment Bardhit: “Një ligj i ri për hallet e vjetra të Ramës! Edi Ramës nuk i intereson se kush rri në paraburgim me të drejtë dhe kush jo. Po t’i interesonte vërtet, nuk do ta kishte shpallur dhe ndjekur “BURGUN” si rrugën e shkurtër të zgjidhjes së çdo problemi social në Shqipëri, që ditën e parë të ardhjes në pushtet. Burg për ndërtimet pa leje. Burg për energjinë. Burg për punën në të zezë. Burg gjatë COVID-it. Sa herë ai dështonte të mbante një premtim elektoral, përgjigjja politike ishte e...