Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Liga e Konferencës/ Sinjalet e rivalëve të mundshëm të Partizanit nëse kalohet turi
Partizani u përball të enjten me Kaljun, ndërsa sytë ishin edhe diku tjetër në mbrëmjen e 17 korrikut. Pas ndeshjes së Partizanit, nisi St. Patriks-Hegelman. Skuadra që do kualifikohet do luajë në turin e dytë të Ligës së Konferencës me fituesin e çiftit Partizani-Kalju. St. Patriks e fitoi takimin e parë ndaj skuadrës lituaneze me rezultatin minimal 1-0. Ishte një ndeshje e dominuar nga vendësit, që gjithsesi fitoren e gjetën nga penalltia në minutën e 79-të. Sulmuesi Kena u tregua i saktë nga 11-metërshi. Irlandezët patën më tepër kontroll topi, ndërsa edhe shpërdoruan raste të shumta. Nga Hegelman në Dublin...