Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Liga e Konferencave, Vllaznia & Partizani luajnë ndeshjet e turit të parë kualifikues
9 Korrik 2025 18:18 Telesport Vllaznia dhe Partizani do të luajnë të mërkurën e 10 korrikut ndeshjet e para të turit kualifikues në Ligën e Konferencave. Nën drejtimin e trajnerit Edi Martini, shkodranët do të përballen me ekipin letonez të BFC Daugavpils në stadiumin “Elbasan Arena” me sfidën e planifikuar të nisë në ora 20:00. Sakaq, të kuqtë e drejtuar nga trajneri Skënder Gega udhëtuan këtë të martë drejt Estonisë, ku do të përballen me ekipin e Nomme Kalju, me ndeshjen që nis në ora 18:45. Federata e Futbollit u uron shumë suksese të dyja skuadrave shqiptare në këtë rrugëtim...