Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Zinedine Zidane e ka nisur me fitore aventurën në stolin e Francës. Në debutimin e tij si trajner i “Les Bleus”, Franca mposhti Turqinë 0-1 në Kocaeli, në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve. Heroi i mbrëmjes ishte Kylian Mbappé, i cili shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 54-t. Sulmuesi dhe kapiteni i Francës i dha kështu një start pozitiv epokës së re në drejtimin e Zidane. Ndeshja në Turqi ishte e veçantë për Zidane, pasi shënoi debutimin e tij zyrtar si trajner i kombëtares franceze, pas përfundimit të epokës 14-vjeçare të Didier Deschamps. Zidane rikthehet në futbollin e kombëtareve pas një periudhe në të cilën drejtoi vetëm Real Madridin, ku fitoi tre Champions League. Me Mbappén që realizoi në pjesën...