Liga e Kombeve/ UEFA e bën zyrtare, shuhen shpresat e tifozëve kuqezi! Ndeshja me Bjellorusinë do luhet me dyer të mbyllura
Konfirmohet lajmi se ndeshja Bjellorusi-Shqipëri do të luhet pa spektatorë, edhe pse FSHF kishte kërkuar që ndeshja të zhvillohej me praninë e tifozëve. Tashmë është zyrtare. Përballja Bjellorusi-Shqipëri, e vlefshme për ndeshjen e fundit të Grupit C1 në UEFA Nations League, do të zhvillohet pa praninë e spektatorëve. Takimi është programuar më 15 nëntor, në stadiumin “Illovszky Rudolf” të Budapestit, në Hungari. TCH raporton se tifozët shqiptarë nuk do të mund të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit për të mbështetur kuqezinjtë në këtë transfertë. Vendimi lidhet me sanksionet e vendosura nga UEFA ndaj Bjellorusisë. Sipas një vendimi të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, të marrë më 3 mars 2022 dhe që vijon të jetë në fuqi, ekipet kombëtare dhe klubet bjelloruse duhet t’i zhvillojnë...
Burimi:
javanews.al