Liga e Kombeve: Shqipëria bën detyrën ndaj San Marino dhe merr vendin e parë në grup (video)

Liga e Kombeve: Shqipëria bën detyrën ndaj San Marino dhe merr vendin e parë në grup (video)

29 Shtator 2026 22:36 Telesport Shqipëria ka marrë fitoren e dytë rresht në grupin e saj në Ligën C, në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë fituan 0-3 ndaj San Marino. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 21-të, ku pas një krosimi të Kristian Asllani nga goditja e këndit dhe prekjes me kokë të topit nga Rei Manaj, ishte Anis Mehmeti që gjendej në kohën dhe vendin e duhur, për të shtyrë topin në rrjetë. Ky është goli i parë i Mehmetit me fanellën e Shqipërisë. Në minutën e 27-të, Shqipëria gjen golin e dytë. Rei Manaj lëshon një goditje të fuqishme dënimi, topi i grushtuar nga portieri vendas dërgohet në rrjetë nga Myrto Uzuni. U desh edhe konfirmimi i VAR për golin e sulmuesit beratas. Pjesa...