Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)
Mbyllet ndeshja San Marino-Shqipëri për Ligën e Kombeve me një fitore spektakolare të kuqezinjve 0-3 dhe me një festë të dyfishtë, pasi morën dhe vendin e parë në grup pas hapit fals të Finlandës në Bjellorusi. Anis Mehmeti, Myrto Uzuni në pjesën e parë dhe Rei Manaj në të dytën dhanë fitoren dhe tre pikët. Kombëtarja ngjitet në kuotën e 6 pikëve pas dy fitoreve radhazi, në Grupin 1 të Ligës C. Tekniku Maran bëri zgjedhjet e tij dhe disa ndryshime në formacionin titullar, krahasuar me ndeshjen kundër Bjellorusisë, që u fitua 2-0 nga kuqezinjtë. Në portë luajti Sherri, Sina do të debutojë në mbrojtje, ndërsa edhe Mitaj rikthehej në formacion. Gjimshiti dhe Ismajli plotësuan katërshen e mbrojtjes. Asllani dhe Shehu në qendër të mesfushës....
Burimi:
javanews.al