Liga e Kombeve/ Italia shkëlqen sërish kundër Turqisë, Montela ne telashe

Liga e Kombeve/ Italia shkëlqen sërish kundër Turqisë, Montela ne telashe

Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e mbrëmjes në Nations League, me Francën që ka dhuruar spektakël ndaj Belgjikës dhe Italinë që ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme përballë Turqisë. Kështu, Franca merr një fitore të thellë 4-1 dhe konfirmon forcën e saj në grup, ndërsa Belgjika pëson një tjetër humbje të rëndë. Fitore edhe për Italinë, e cila ka mposhtur Turqinë me rezultatin 3-1. “Të Kaltërit” e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kaluan në avantazh në minutën e 26-të. Gianluca Scamacca përfitoi nga asistimi i tij dhe shënoi për 1-0. Italia e ruajti avantazhin deri në pushim, ndërsa në pjesën e dytë Turqia reagoi dhe barazoi shifrat. Në minutën e 61-të, Aral Şimşir shënoi për 1-1 dhe i dha...