Liga e Kombeve/ Bjellorusia stërvitet në fshehtësi para Shqipërisë, tekniku Gançarenko përgatit taktikë sekrete!

Liga e Kombeve/ Bjellorusia stërvitet në fshehtësi para Shqipërisë, tekniku Gançarenko përgatit taktikë sekrete!

Bjellorusia ka ndryshuar bazën e saj të zakonshme të përgatitjeve në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve, përfshirë edhe përballjen me Shqipërinë më 26 shtator. Skuadra e drejtuar nga Viktor Gançarenko ishte mësuar të zhvillonte stërvitjet në fushat e Federatës Bjelloruse të Futbollit, pranë Shtëpisë së Futbollit. Por këtë herë ekipi është zhvendosur në një tjetër impiant, në “National Stadium”. Dhe kur trajneri bjellorus u pyet për arsyen e këtij ndryshimi, përgjigjja e tij ishte disi misterioze. “A mund të mos i përgjigjem kësaj pyetjeje? Na duhet të krijojmë një atmosferë të caktuar për këto ndeshje”, deklaroi Gançarenko gjatë stërvitjes së hapur. Kur gazetari e përkufizoi si një çështje “atmosfere”, trajneri thjesht konfirmoi: “Po.” Pa dhënë më shumë detaje. Bjellorusia do të luajë katër...