Tre ushqime që ulin temperaturën e trupit gjatë ditëve të nxehta të verës

Tre ushqime që ulin temperaturën e trupit gjatë ditëve të nxehta të verës

Vera sjell ditë të gjata, diell dhe pushime, por edhe temperatura të larta që shpesh shoqërohen me lodhje, mungesë energjie dhe dehidratim. Ajo që shumë njerëz nuk e dinë është se lufta kundër vapës nuk bëhet vetëm me ajër të kondicionuar dhe pije të ftohta. Edhe ushqimet që vendosim në tryezë mund të luajnë një rol të rëndësishëm për t’u ndier më të freskët, më energjikë dhe më të hidratuar gjatë ditëve të nxehta. Frutat dhe perimet e stinës janë aleatët më të mirë Kur temperaturat rriten, organizmi ka nevojë për më shumë ujë, vitamina dhe minerale. Pikërisht për këtë arsye, ekspertët rekomandojnë konsumimin e bollshëm të frutave dhe perimeve të stinës, të cilat përmbajnë sasi të larta uji dhe ndihmojnë në rikthimin e lëngjeve...