Zbulohet lidhja mes mikroplastikës dhe atakut kardiak

Zbulohet lidhja mes mikroplastikës dhe atakut kardiak

Ende nuk ka prova se ato mund të jenë shkaku, por një studim i ri italian, i botuar në ”European Heart Journal” tregon se mikroplastikat mund të jenë një faktor kyç në një atak kardiak. Në fakt, njerëzit që kanë pasur një atak kardiak kanë më shumë se dy herë gjasa që këto substanca të gjenden në gjakun e tyre, krahasuar me ata me sëmundje kronike të zemrës ose arterie koronare të shëndetshme. “Mikroplastikat dhe nanoplastikat janë grimca të vogla plastike që gjenden praktikisht kudo në mjedis, përfshirë ajrin që thithim, ujin që pimë dhe shumë nga ushqimet që konsumojmë”, thotë autori kryesor i studimit, Pasquale Paolisso i Spitalit Universitar ”Sant’Andrea” në Romë. Në vitet e fundit, shkencëtarët kanë filluar t’i zbulojnë këto grimca në...