Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
VIDEO / 14-vjeçarja triumfon mbi leuçeminë akute, Rama ndan pamjet
Një vajzë 14-vjeçare ka përfunduar me sukses trajtimin kundër leuçemisë akute, duke mposhtur sëmundjen pas një serie seancash kimioterapie. Kryeministri Edi Rama publikoi pamjet nga momenti i gëzueshëm i dhënies së lajmit të mirë, që shënon dhe fillimin një kapitulli të ri drejt jetës së shëndetshme për vajzën. Në ambientet e Shërbimit të Onkohematologjisë Pediatrike, ku u zhvillua trajtimi, 14-vjeçarja shënoi edhe simbolikisht gongun e triumfit, një traditë që shënon përfundimin e terapisë. “Nga Shërbimi i Onkohematologjisë Pediatrike, vajza ka mbyllur me sukses ciklin e kimioterapisë dhe ka kryer kontrollin e parë ‘off therapy’. Ky moment shënon një hap të rëndësishëm drejt një jete të shëndetshme. Ju uroj një ditë të mbarë!”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale, duke dhënë një mesazh...