Të rinjtë po eksperimentojnë me produktet e kanabisit

Të rinjtë po eksperimentojnë me produktet e kanabisit

Eksperimentet me produktet e kanabisit po vihen re edhe tek të rinjtë shqiptarë. Mjekët toksikologë thonë se tetrahidrokabinoli, një vaj pa ngjyrë, pjesë përbërëse e kanabisit, i cili përdoret në produkte të ndryshme në vendet ku është legalizuar kjo lloj droge, po gjen shtrirje edhe tek të rinjtë shqiptarë, të cilët e përdorin prej një kohe të gjatë këtë drogë.  “Pacientë përdorues afatgjatë të kanabisit përdorin produkte me përqëndrim të lartë të principit aktiv të tetrahidrokabinolit, që është THC. Dhe kjo vjen për shkak të kanabisit rekreativ, jo kanabisit mjekësor,” tha Andrin Tahiri, shef i Toksikologjisë në QSUT. Sipas mjekëve, përdorimi i kësaj lënde të kanabisit në sasi të mëdha shkakton pasoja shëndetësore. “Klinikisht kemi patur raste, nuk mund të them raste të shpeshta, tek të...