Tavolina e festave lë pas 2-4 kg shtim në peshë! Dietologët: Tani konsumoni ujë dhe bëni ecje

Tavolina e festave lë pas 2-4 kg shtim në peshë! Dietologët: Tani konsumoni ujë dhe bëni ecje

Festat e fundvitit, krahas atmosferës festive dhe ngrohtësisë familjare, sjellin edhe kilogramët e shtuar. Sipas dietologëve, kjo ditë na lë pas afro 2 kg më shumë tek ata persona që janë të kufizuar në dietë, ndërsa të tjerë shtojnë deri në 4 kg.  “Vazhdon rutina e ngrënieve apo tavolinave të mëdha dhe të ekzagjeruara, por edhe në orët e vona. Zakonisht, personat që kanë një peshë normale dhe që hanë vakte rregullta gjatë vitit, marrja e kilogramëve është afërsisht 1-2 kg. Ndërsa ata që kanë një stil të çrregullt apo edhe vakte rutinë jashtë festave të çrregullt, arrijnë deri në 3-4 kg.”, thotë dietologia, Albana Daka. Armiku kryesor janë pijet me sheqer dhe ushqimet e përpunuara. “Ushqimet e përpunuara, të cilat janë pjesë e tavolinave...