Studimi/ Ky zakon i thjeshtë para gjumit mund të ngadalësojë glaukomën
Një studim i ri shkencor sugjeron se një ndryshim shumë i thjeshtë para gjumit mund të ndihmojë pacientët me glaukomë në ngadalësimin e përparimit të sëmundjes dhe në mbrojtjen e shikimit. Sipas studimit të publikuar më 27 janar në British Journal of Ophthalmology, fjetja pa jastëk mund të ulë presionin e brendshëm të syve, një faktor kyç që, kur rritet te pacientët me glaukomë, çon në dëmtim të nervit optik dhe humbje të pakthyeshme të shikimit. Studiuesit zbuluan se rreth dy të tretat e pacientëve me glaukomë përjetonin rritje të ndjeshme të presionit të syve kur flinin me disa jastëkë nën kokë. Heqja dorë nga jastëkët, sipas tyre, mund të shërbejë si një alternativë e thjeshtë dhe jo-farmakologjike përpara se pacientët të kalojnë te ilaçet...
Burimi:
sot.com.al