Studim i ri/ Shumë nga dëmet e alkoolit në trup mund të rikuperohen
Shkencëtarët thonë se një pjesë e dëmeve që alkooli i shkakton trupit mund të ndalen, të përmirësohen apo edhe të rikthehen, nëse ndërpritet konsumi në kohë. Sipas një artikulli të CNN, ekspertët theksojnë se alkooli është një substancë toksike që përdoret edhe si dezinfektues dhe lidhet me rritjen e rrezikut për kancer, sëmundje të zemrës dhe shumë sëmundje të tjera kronike. Sipas tyre, sot gjithnjë e më shumë studime tregojnë se nuk ka një nivel të sigurt të konsumit të alkoolit. Të dhënat më të fundit tregojnë se alkooli lidhet drejtpërdrejt me 62 çrregullime të ndryshme, përfshirë sëmundje të mëlçisë si cirroza dhe mëlçia e dhjamosur, pankreatitin, gastritin, ulçerat, si dhe çrregullime të shëndetit mendor. Po ashtu, ai kontribuon edhe në rreth 30 sëmundje të...
Burimi:
syri.net