Shkon për ndërhyrje estetike, gruaja del nga spitali me gërshërë në bark, i kishte harrur kirurgu

Shkon për ndërhyrje estetike, gruaja del nga spitali me gërshërë në bark, i kishte harrur kirurgu

Duhej të ishte një ndërhyrje estetike rutinë në Napoli, por për një 53 vjeçare është kthyer në makth të vërtetë. Gruaja me banim në provincën e Piacenza-s, iu nënshtrua një operacioni për heqjen e dhjamit abdominal (abdominoplastikë) më 25 tetor 2025 në një klinikë në Napoli. Pas daljes nga spitali, ajo u kthye në shtëpi, por shumë shpejt filloi të kishte dhimbje të forta në bark dhe episode humbjeje ndjenjash. E shqetësuar, telefonoi urgjencën 118, ku mjekët i rekomanduan shtrimin e menjëhershëm në spital. Megjithatë, ajo vendosi të kontaktojë sërish kirurgun që e kishte operuar. Sipas denoncimit, mjeku i kishte konsideruar simptomat si pasoja normale pas operacionit dhe i kishte përshkruar analiza që zbuluan një infeksion, për të cilin iu dha edhe terapi me antibiotikë....