Rreziku i lenteve për sytë, mjekët bëjnë apel: Të përdoren me orare të reduktuara, kujdes ujin
Trendi i moshave të reja për të hequr syzet optike e për të vendosur lente kontakti sa vjen e rritet. Por mjekët okulistë thonë se sa të mira aq edhe të rrezikshme janë, pasi kërkojnë mirëmbajtje dhe kujdes të shtuar, pasi mund të shkaktojnë edhe dëme të parikuperueshme në sy dhe shikim. “Nuk duhen mbajtur shumë gjatë, duhet të hiqen natën, janë përçues të baktereve nëse nuk mbahet higjienë e mirë”, tha mjekja okuliste, Megi Popa. Një rrezik i shtuar është sidomos në sezonin e verës nga kontakti me ujin, kur këta persona futen në dush apo det apo në pishinë bashkë me lentet e kontaktit në sy. Por çfarë duhet bërë kur këta persona harrojnë dhe futen në ujë me lentet në sy përveç...
Burimi:
sot.com.al