Po merrni shumë hekur? Këto janë 4 shenjat që nuk duhen injoruar

Po merrni shumë hekur? Këto janë 4 shenjat që nuk duhen injoruar

Doza shumë të larta të hekurit mund të jenë të rrezikshme, madje edhe fatale, paralajmëron Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Britani (NHS). Personat që marrin suplemente hekuri – një nga suplementet më të përdorura – duhet të ulin marrjen nëse vërejnë disa simptoma specifike, pasi konsumi i tepruar mund të dëmtojë seriozisht shëndetin. Vitaminat dhe mineralet janë thelbësore për funksionimin normal të organizmit dhe, në shumicën e rasteve, nevojat ushqimore duhet të plotësohen përmes një diete të shëndetshme dhe të balancuar. Megjithatë, disa persona zgjedhin të përdorin suplemente. Hekuri është një mineral i domosdoshëm për prodhimin e hemoglobinës, e cila transporton oksigjenin në gjak. Mungesa e tij mund të çojë në anemi nga mungesa e hekurit, e cila shoqërohet me lodhje, mungesë energjie, gulçim dhe...