Pas ilaçeve për dobësim, një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike
Një injeksion i ri estetik po shkakton debate në Shtetet e Bashkuara, pasi përdor ind dhjamor të marrë nga donatorë të vdekur për të rikthyer volumin në zona të ndryshme të trupit. Produkti quhet alloClae dhe është një lloj yndyre njerëzore e përpunuar, e stabilizuar dhe e paketuar në shiringa, gati për përdorim. Ndryshe nga mbushësit sintetikë apo silikoni, alloClae bazohet në ind dhjamor njerëzor të dhuruar, i cili i nënshtrohet një procesi ku hiqet ADN-ja e donatorit. Kompania prodhuese Tiger Aesthetics e promovon si një alternativë “të gatshme” për procedurat estetike, pa pasur nevojë që pacienti të marrë yndyrë nga trupi i tij. Produkti u prezantua në tregun amerikan në vitin 2024 dhe fillimisht u përdor vetëm nga kirurgë plastikë të certifikuar. Më pas...
Burimi:
syri.net