Marramendje, lodhje, probleme me tretjen dhe urinimin: Shenjat që mund të tregojnë dëmtim të sistemit nervor autonom

Marramendje, lodhje, probleme me tretjen dhe urinimin: Shenjat që mund të tregojnë dëmtim të sistemit nervor autonom

Sistemi nervor autonom kontrollon funksione jetike për të cilat zakonisht nuk mendojmë, si puna e zemrës, tensioni i gjakut, tretja, temperatura e trupit dhe funksionimi i fshikëzës urinare Sistemi nervor autonom udhëheq funksionet për të cilat zakonisht nuk mendojmë: frymëmarrjen, punën e zemrës, tensionin e gjakut, tretjen, temperaturën e trupit dhe funksionimin e fshikëzës urinare. Kur ndodh çrregullimi i tij, mund të shfaqen simptoma të shumta që ndikojnë ndjeshëm në jetën e përditshme. Çfarë është neuropatia autonome, apo disautonomia? Kjo gjendje njihet si disautonomi ose neuropati autonome dhe përfaqëson një grup çrregullimesh që shfaqen si pasojë e dëmtimit të sistemit nervor autonom. Shqetësimet mund të jenë të lehta dhe të herëpashershme, por te disa pacientë gjendja bëhet kronike dhe e dëmton seriozisht cilësinë e jetës....