Ky studim zbulon diçka surprizuese: Dëgjimi i grave ndryshon gjatë ciklit menstrual

Ky studim zbulon diçka surprizuese: Dëgjimi i grave ndryshon gjatë ciklit menstrual

Ndryshimet hormonale gjatë ciklit menstrual janë lidhur prej kohësh me simptoma si lodhja, ndryshimet e humorit apo dhimbjet e kokës. Por , studiuesit po zbulojnë edhe një efekt më pak të njohur, faktin që hormonet mund të ndikojnë edhe te mënyra si dëgjojmë. Sipas studimeve të fundit të cituara nga BBC, dëgjimi tek gratë duket se ndryshon gjatë muajit, në varësi të niveleve hormonale. Studiuesit kanë vënë re se përpunimi i tingujve dhe ndjeshmëria ndaj tyre luhatet gjatë fazave të ndryshme të ciklit menstrual, ndërsa pas menopauzës ndryshimet bëhen edhe më të dukshme. Ndryshe nga burrat, tek të cilët dëgjimi zakonisht përkeqësohet gradualisht me kalimin e viteve, tek gratë janë vërejtur luhatje mujore që lidhen me hormonet, veçanërisht estrogjenin. Një ekip studiuesish amerikanë analizoi mënyrën se...