KLSH jep alarmin, kaos me barnat e rimbursueshme, s’ka kontroll, nuk dokumentohen skadencat dhe mungojnë ilaçet…
Auditimi i ushtruar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) mbi Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) për vitin 2024 evidenton mangësi të theksuara strukturore, procedurale dhe funksionale në menaxhimin, monitorimin dhe kontrollin e barnave të rimbursueshme. Sipas raportit, për periudhën e audituar janë konstatuar gjithsej 45 gjetje me masa organizative, 3 gjetje me efekte ekonomike dhe 6 masa administrative, të cilat tregojnë dobësi të vazhdueshme në zbatimin e detyrimeve kontraktuale dhe në mekanizmat e kontrollit të brendshëm. Mungesa e verifikimit të çmimeve dhe kontrollit të barnave të rimbursueshme Nga auditimi i raporteve të kontrollit të ushtruar në depot farmaceutike rezulton se grupi i kontrollit nuk ka kryer verifikimin e parashikuar në pikën 2 të programit të kontrollit, e cila lidhet drejtpërdrejt...
Burimi:
sot.com.al