Jo vetëm zemra e sytë, mjekë: Diabeti mund të çojë në humbje dëgjimi

Jo vetëm zemra e sytë, mjekë: Diabeti mund të çojë në humbje dëgjimi

Dëmtimi i nervave nga niveli i lartë ose i ulët i sheqerit në gjak mund të ndikojë jo vetëm në organe si zemra, lëkura apo sytë, por edhe në dëgjim. Sipas ekspertëve, me kalimin e kohës, sheqeri i lartë në gjak dëmton enët e vogla të gjakut dhe nervat në veshin e brendshëm, ndërsa hipoglicemia ndikon në mënyrën se si sinjalet nervore transmetohen drejt trurit. Të dyja këto gjendje mund të çojnë në humbje të dëgjimit. Studimet tregojnë se humbja e dëgjimit është dy herë më e shpeshtë tek personat me diabet krahasuar me ata që nuk vuajnë nga kjo sëmundje. Edhe individët me paradiabet kanë rreth 30% më shumë gjasa të përjetojnë probleme me dëgjimin. Faktorë të tjerë që ndikojnë janë mosha, gjenetika, ekspozimi...