Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Hipotermia/ Fenomeni i rrezikshëm i ‘zhveshjes paradoksale’ që kërcënon jetën
Në rastet e hipotermisë së avancuar, mjekësia dhe shërbimet e shpëtimit kanë dokumentuar një fenomen të veçantë dhe shpesh keqkuptuar, të njohur si “zhveshja paradoksale”. Ky fenomen është shpjeguar edhe në një publikim informues nga OFKATH, Shpëtuesit Vullnetarë, një grup vullnetar shpëtimi i themeluar në vitin 2007 dhe i regjistruar pranë Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile. Çfarë është “zhveshja paradoksale”? Në disa incidente fatale ose kritike, viktimat e hipotermisë gjenden pa rroba, një detaj që në shikim të parë mund të çojë në vlerësime të gabuara, si dyshime për grabitje apo sulm seksual. Megjithatë, ekspertët theksojnë se ky është një reagim i njohur i trupit në fazat e fundit të hipotermisë së rëndë. Kur temperatura e trupit bie ndjeshëm, mekanizmi i termorregullimit çrregullohet. Në...