Hapet platforma online për mjekët jashtë vendit, Ministria: Mundësi për t’u bërë pjesë e sistemit në Shqipëri

Hapet platforma online për mjekët jashtë vendit, Ministria: Mundësi për t’u bërë pjesë e sistemit në Shqipëri

Mjekët shqiptarë që jetojnë dhe ushtrojnë profesionin jashtë vendit kanë tashmë një mundësi të re për t’u bërë pjesë e sistemit shëndetësor publik në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njofton se në dispozicion të tyre do të jetë një platformë të re online, e cila mundëson aplikimin në mënyrë të thjeshtë, të shpejtë dhe transparente. “Mjekët shqiptarë që jetojnë dhe ushtrojnë profesionin jashtë vendit kanë tashmë një mundësi të re për t’u bërë pjesë e sistemit shëndetësor publik në Shqipëri. Platforma e re e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale mundëson aplikimin online, duke e bërë procesin më të thjeshtë, më të shpejtë, më të aksesueshëm dhe më transparent”, thuhet në njoftim.