‘Hantavirusi nuk është një tjetër COVID-19’, letra e shefit të OBSH-së
Kreu i OBSH-së ka reaguar pas alarmit të ngritur për frikën e rrezikut të hantavirusit. Në një letër, e cila është bërë publike, drejtuar banorëve të Tenerifes, Tedros Adhanom Ghebreyesus i siguron se hantavirusi nuk ka të bëjë me COVID-19. “E di që jeni të shqetësuar. E di që kur dëgjoni fjalën ‘shpërthim’ dhe shikoni një anije që lundron drejt brigjeve tuaja, shfaqen kujtime që asnjëri prej nesh nuk i ka harruar plotësisht. Dhimbja e vitit 2020 është ende reale dhe unë nuk e shpërfill atë për asnjë moment” shkruan ai. Shefi i OBSH-së theksoi se rreziku aktual i shëndetit publik nga virusi “mbetet i ulët”. “Ky është vlerësimi i OBSH-së dhe ne nuk e bëjmë atë lehtë”, saktësoi Ghebreyesus. A la gente de Tenerife,Mi...
Burimi:
syri.net