Gripi prek kulmin/ ISHP: Mbi 18 mijë persona të infektuar në javë
Gripi është përhapur në të gjithë vendin dhe është në kulm të qarkullimit të tij. Prej mesit të janarit të prekurit janë rritur ndjeshëm duke shtuar fluksin e pacientëve në spitale e qendra shëndetësore. Sipas Institutit të Shëndetit Publik vetëm javën e fundit rreth 18 500 persona me infeksione në rrugët e frymëmarrjes kanë kërkuar ndihmë mjekësore. “Më i shprehur është në qytetet e mëdha, që kanë dhe numër më të madh të popullatës, Tirana, Shkodra, Kukësi, Durrësi, Fieri. Aktualisht jemi ne kulmin e qarkullimit që parashikohet dhe javën e parë të shkurtit dhe me pas pritet një rënie graduale e numrit të rasteve.” Virusi që po dominon është ai i tipit A. Instituti i Shëndetit publik konfirmon praninë e nëntipit K që po qarkullon...
Burimi:
sot.com.al