Garancia Evropiane / Sala: Plani i Veprimit 2026–2030 do të mbështesë rreth 100 mijë fëmijë në nevojë

Garancia Evropiane / Sala: Plani i Veprimit 2026–2030 do të mbështesë rreth 100 mijë fëmijë në nevojë

Rreth 100 mijë fëmijë që përballen me përjashtim social ose me vulnerabilitete komplekse do të përfitojnë nga ndërhyrjet e parashikuara  në Planin e Veprimit për Garancinë Evropiane për Fëmijët 2026–2030. Plani parashikon masa të koordinuara në fushën e mbrojtjes sociale, shëndetësisë dhe arsimit, me synimin për të garantuar akses më të mirë në shërbime cilësore dhe mundësi të barabarta për zhvillim. Në takimin me aktorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë të përfshirë në hartimin dhe zbatimin e Planit, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, theksoi se dokumenti përfaqëson një angazhim konkret për të mbështetur fëmijët dhe familjet që kanë më shumë nevojë. “Sfida jonë sot, dhe angazhimi im personal si Ministre, është që çdo politikë e mirë në letër të zbatohet me sukses – që...