Dita Botërore e Hepatiteve, MSH: Miratohet për herë të parë Plani Kombëtar për Eliminimin e Hepatiteve Virale

Dita Botërore e Hepatiteve, MSH: Miratohet për herë të parë Plani Kombëtar për Eliminimin e Hepatiteve Virale

Në ditën Botërore të Hepatiteve, Shqipëria ka miratuar për herë të parë Planin Kombëtar për Eliminimin e Hepatiteve Virale. Lajmi u bë me dije nga Ministria e Shëndetësisë, teksa thekson se vendi ynë i bashkohet kështu objektivit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për eliminimin e hepatiteve B dhe C si kërcënim për shëndetin publik deri në vitin 2030. Sipas Ministrisë, ky plani forcon parandalimin, zgjeron testimin dhe diagnostikimin e hershëm, si dhe përmirëson aksesin në trajtim. “Dita Botërore e Hepatiteve – Për herë të parë, Shqipëria miraton Planin Kombëtar për Eliminimin e Hepatiteve Virale, duke iu bashkuar objektivit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për eliminimin e hepatiteve B dhe C si kërcënim për shëndetin publik deri në vitin 2030. Me angazhimin e mjekëve dhe profesionistëve...