Darka, gjumi dhe mëngjesi, cikli që ndoshta nuk e kishit vënë re
Për dekada me radhë, humbja e peshës dhe shëndeti janë trajtuar si çështje të ndara: çfarë hani, si flini dhe kur ushtroheni. Por shkenca po tregon se këto zakone të përditshme janë shumë më të lidhura mes tyre sesa mendohej më parë. Një studim i fundit nga Universiteti i Granadës, i publikuar në European Journal of Nutrition, zbulon se darka nuk ndikon vetëm në mënyrën se si përfundon dita juaj, por edhe në cilësinë e gjumit dhe në zgjedhjet ushqimore që bëni mëngjesin e ditës pasuese. Studiuesit përshkruajnë një marrëdhënie të dyanshme: darka duket se ndikon te gjumi, ndërsa gjumi ndikon në zgjedhjet ushqimore të mëngjesit. Si lidhen darka, gjumi dhe mëngjesi Për të studiuar këtë marrëdhënie, kërkuesit monitoruan për 14 ditë burra dhe gra...
Burimi:
syri.net