COVID-19 i rëndë mund të riaktivizojë viruset e fjetura
COVID-19 i rëndë mund të riaktivizojë viruset që kanë qëndruar të fjetura në trup, ndërsa një pjesë e këtij aktiviteti lidhet me simptoma afatgjata, sipas një studimi, transmeton Anadolu. Studiuesit zbuluan aktivitet të ri të disa viruseve të zakonshme në gati gjysmën e pacientëve me COVID-19 të shtruar në spital që analizuan. Gjetjet e publikuara në revistën "Nature", treguan se riaktivizimi lidhej me COVID-19 më të rëndë, inflamacion të shtuar dhe rezultate më të dobëta klinike. Megjithatë, studiuesit theksuan se studimi nuk provoi që viruset e riaktivizuara shkaktuan sëmundje të rëndë ose COVID afatgjatë. Më shumë se 1.150 pacientë u studiuan Studimi shqyrtoi 1.154 të rritur të shtruar në spital me COVID-19 në 20 spitale në SHBA nga maji 2020 deri në mars 2021. Të...
Burimi:
syri.net