A duhen vërtet 10,000 hapa për të qëndruar i shëndetshëm?

A duhen vërtet 10,000 hapa për të qëndruar i shëndetshëm?

Prej vitesh, shifra “10,000 hapa në ditë” është kthyer në një standard të pashkruar për një stil jetese të shëndetshëm. Ora inteligjente, aplikacionet e fitnesit dhe këshillat e trajnerëve e përmendin shpesh si objektivin ideal ditor. Por a është kjo shifër vërtet e domosdoshme për shëndetin? Sipas studimeve të fundit shkencore, rezulton se përfitimet për organizmin fillojnë shumë më herët. Hulumtime të publikuara në revista mjekësore ndërkombëtare tregojnë se edhe 6,000–7,000 hapa në ditë mund të ulin ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe vdekshmërisë së parakohshme, veçanërisht te personat mbi 40 vjeç. Ekspertët theksojnë se numri 10,000 nuk ka origjinë mjekësore, por vjen nga një fushatë marketingu në Japoni në vitet ’60 për një pedometër të quajtur “Manpo-kei”, që do të thotë “matësi i...