Burimi:
javanews.al

Foto © javanews.al
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore u bëri sot thirrje qytetarëve që të festojnë me përgjegjësi dhe kujdes për jetën tyre dhe të të tjerëve. Kreu i QKUM, Skënder Brataj theksoi se gjatë këtij viti “patëm 441 mijë thirrje, nga të cilat 144 mijë ishin vizita të kryera në shtëpitë tuaja dhe 50 mijë konsulta mjekësore nga njësia e koordinimit”. Brataj gjithashtu theksoi se qytetarët duhet të tregohen të kujdeshëm në përdorimin e mjeteve piroteknike. “Mjetet piroteknike përdoren gjatë festave, por keqpërdorimi i tyre përbën rrezik serioz, sidomos për fëmijët dhe të rinjtë. Rreziqet kryesore janë djegiet e rënda të duarve, fytyrës dhe trupit, dëmtime të syve deri në humbje shikimi, zjarre në ambiente të hapura dhe të mbyllura”, tha ai. Brataj theksoi se duhet të...








