2023-2026, Fondi për rimbursimin e barnave në ulje në raport me buxhetin total

2023-2026, Fondi për rimbursimin e barnave në ulje në raport me buxhetin total

Shpenzimet buxhetore po rriten shumë shpejt se fondet për rimbursimin e barnave, çka tregon se qeveria nuk po ndan në proporcione të drejta fondet publike edhe pse nevojat për medikamente po rriten me shpejtësi. Buxheti 2026 parashikon shpenzime totale në vlerën e 886,7 miliardë lekë ose gati 9 miliardë euro. Ndërsa fondi për rimbursimin e barnave është vetëm 13.5 miliardë lekë dhe përbën 1.5 për qind te shpenzimeve totale buxhetore. Nga viti 2023 në 2026 shpenzimet e përgjithshme buxhetore janë rritur me 37 për qind ndërsa ato për rimbursimin e barnave me 18.4%. Të dhënat tregojnë se pesha e shpenzimeve për rimbursimin e medikamenteve në raport me buxhetin e përgjithshëm është në rënie. Në vitin 2023, rimbursimi zinte rreth 1.8% të totalit të shpenzimeve buxhetore,...