Pse shfaqen “pika” që lëvizin kur vështroni qiellin?

Pse shfaqen “pika” që lëvizin kur vështroni qiellin?

Nëse ju ka ndodhur ndonjëherë të shihni pika të vogla të ndritshme që lëvizin me shpejtësi në trajektore të çrregullta, ndërsa vështronit qiellin e kthjellët blu, shkenca ju siguron se nuk po shihnit insekte apo pluhur. Por, bëhet fjalë për një fenomen krejtësisht normal të shikimit, i njohur si fenomeni entoptik i fushës blu (Blue Field Entoptic Phenomenon), ose fenomeni i Scheerer-it, sipas “IFL Science”. Ky fenomen u zbulua për herë të parë, nga okulisti gjerman, Richard Scheerer në vitin 1924 dhe prej dekadash është studiuar në fushën e oftalmologjisë. Fenomeni ndodh kur shikojmë një sipërfaqe shumë të ndritshme dhe uniforme, si një qiell pa re, dëborë ose një ekran me ndriçim të fortë. Në këto kushte, disa njerëz shohin pika të vogla të bardha...