Mos printoni faturë pas tërheqjes në bankomat, ja çfarë paralajmërojnë ekspertët

Mos printoni faturë pas tërheqjes në bankomat, ja çfarë paralajmërojnë ekspertët

Një veprim që shumë qytetarë e bëjnë automatikisht pas tërheqjes së parave në bankomat mund të kthehet në një rrezik serioz për sigurinë financiare. Ekspertët e sigurisë kibernetike paralajmërojnë se printimi i faturës së transaksionit mund të ekspozojë të dhëna personale dhe bankare që mund të përdoren nga mashtruesit. Sipas specialistëve, faturat e bankomatëve përmbajnë informacione të rëndësishme si katër shifrat e fundit të kartës, ora e transaksionit, shuma e tërhequr dhe ndonjëherë edhe gjendja e llogarisë bankare. Nëse kjo faturë hidhet në mënyrë të pakujdesshme, ajo mund të përfundojë në duart e personave keqbërës. Ekspertët theksojnë se mashtruesit mund t’i përdorin këto të dhëna për tentativa mashtrimi, vjedhje identiteti apo për të krijuar skema të sofistikuara. Edhe pse një faturë e vetme nuk mjafton...