Mendoni se po pini mjaftueshëm ujë? Këto shenja të dehidratimit shpesh ngatërrohen me lodhjen
Gjatë ditëve të nxehta të verës, trupi humbet lëngje më shpejt dhe dehidratimi mund të shfaqet pa u vënë re. Shumë njerëz mendojnë se etja është sinjali i parë, por organizmi mund të japë shenja të tjera që shpesh ngatërrohen me lodhjen ose rraskapitjen. Një nga mënyrat më të thjeshta për të kontrolluar hidratimin është vëzhgimi i urinës. Urina me ngjyrë të verdhë të çelët zakonisht tregon hidratim të mirë, ndërsa një ngjyrë më e errët dhe erë më e fortë mund të tregojnë se trupi ka nevojë për më shumë lëngje. Dehidratimi mund të ndikojë edhe në funksionimin e trurit. Mungesa e lëngjeve mund të shoqërohet me vështirësi në përqendrim, ngadalësim të të menduarit dhe ndjesinë e “mjegullës së trurit”. Nëse ndiheni të plogësht...
Burimi:
sot.com.al