Lodhje pas drekës? Ekspertët zbulojnë tre mënyrat e thjeshta për ta mposhtur dhe për të rikthyer energjinë!
Lodhja pas ngrënies është një dukuri shumë e zakonshme, sidomos në orët e pasdites, kur përqendrimi bie dhe energjia duket se zhduket papritur. Ekspertët e të ushqyerit për “Eating Well” thonë se kjo gjendje nuk është e pashmangshme dhe se mund të kontrollohet me disa ndryshime të thjeshta në stilin e jetesës. Shumë njerëz e përjetojnë këtë rënie energjie mes orës 13:00 dhe 15:00, një periudhë kur trupi natyralisht ngadalëson ritmin dhe metabolizmi ndryshon pas drekës. Por sipas nutricionistëve, mënyra si hamë dhe si jetojmë gjatë ditës luan rol vendimtar. Zgjidhni vakte të ekuilibruara për energji të qëndrueshme!Një nga shkaqet kryesore të lodhjes pas ngrënies është përbërja e vaktit. Ushqimet e pasura vetëm me karbohidrate të rafinuara mund të shkaktojnë rritje të shpejtë të sheqerit...
Burimi:
sot.com.al