Kur rekomandohet heqja e bajameve dhe në cilat raste është e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale

Kur rekomandohet heqja e bajameve dhe në cilat raste është e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale

Bajamet janë inde limfatike që ndodhen në fyt dhe kanë rol mbrojtës për organizmin. Ato ndihmojnë në kapjen dhe eliminimin e baktereve, viruseve dhe substancave të dëmshme që hyjnë në trup përmes gojës dhe hundës. Sipas mjekëve, këto struktura janë të njohura që në lashtësi, ndërsa mjeku i famshëm Galeni i ka përshkruar si pjesë të rëndësishme të shëndetit të trupit. Problemi më i zakonshëm i bajameve është tonsiliti (pezmatimi i bajameve), i cili shfaqet më shpesh te fëmijët, por prek edhe të rriturit. Simptomat përfshijnë dhimbje fyti, temperaturë, vështirësi në gëlltitje dhe ënjtje të gjendrave në qafë. Në shumicën e rasteve shkaktohet nga viruse, ndërsa ndonjëherë nga baktere si streptokoku, dhe mund të trajtohet me ilaçe ose antibiotikë. Ekzistojnë forma të ndryshme të tonsilitit,...