Jemi në sezonin e Luanit, çfarë e pret dhe si do të ndikojë te secila shenjë

Jemi në sezonin e Luanit, çfarë e pret dhe si do të ndikojë te secila shenjë

Nga 23 korriku deri më 23 gusht, astrologjia hyn në një nga periudhat më energjike të vitit: sezonin e Luanit. E udhëhequr nga Dielli, kjo shenjë lidhet me vetëbesimin, kreativitetin, pasionin dhe dëshirën për të jetuar jetën pa frikë. Edhe nëse nuk je vetë Luan, astrologët besojnë se kjo energji prek të gjitha shenjat, duke sjellë më shumë guxim për të marrë vendime, për të shprehur veten dhe për të dalë nga rutina. Sezoni i Luanit është momenti kur shumë njerëz ndihen më të motivuar për të ndryshuar stilin, për të nisur projekte të reja, për të udhëtuar, për të njohur njerëz të rinj ose thjesht për t’i dhënë më shumë rëndësi vetes. Nuk është rastësi që kjo periudhë përkon edhe me kulmin e verës,...