Ecja nuk mjafton për kocka të forta, cilat ushtrime japin më shumë efekt
Aktiviteti fizik është një nga aleatët më të rëndësishëm për shëndetin e kockave, por jo të gjitha format e ushtrimit kanë të njëjtin ndikim në densitetin kockor. Ecja, vrapi apo peshat? Ecja mbetet shumë e dobishme për shëndetin e përgjithshëm, ekuilibrin dhe lëvizshmërinë, por efekti i saj në densitetin kockor zakonisht është i kufizuar, veçanërisht kur është forma e vetme e aktivitetit fizik. Vrapi ofron një stimul më të fortë për skeletin, pasi përfshin goditje të përsëritura të këmbëve me tokën dhe krijon ngarkesa më të mëdha mekanike mbi kocka. Ndërsa ushtrimet me pesha konsiderohen ndër format më efektive për shëndetin e kockave. Rritja graduale e rezistencës, përmes ushtrimeve, ngritjet dhe shtytjet, mund të ndihmojë në ruajtjen e forcës muskulore dhe kockore. Kombinimi më efektiv...
Burimi:
vizionplus.tv