I nxehti ekstrem bëhet shkak për pagjumësinë në Europë

I nxehti ekstrem bëhet shkak për pagjumësinë në Europë

Gjatë valës së të nxehtit këtë verë me temperatura rekord në EvropënPerëndimore, 65 përqind e të rriturve u ankuan se qëndronin zgjuar për tre ose më shumë orë në natë në vend që të flinin, sipas një ankete të kryer në Britaninë e Madhe. Çrregullimet e gjumit janë një pasojë e pashmangshme e verave më të gjata dhe më të nxehta të shkaktuara nga ndryshimet klimatike. Evropa është kontinenti që po ngrohet më shpejt, me temperatura që rriten më shumë se dy herë më shpejt se mesatarja botërore, kështu që është bërë një nga vatrat më të mëdha të fenomenit të pagjumësisë. Çfarë është më keq, as netët nuk sjellin më freski: në  landin e Saksonisë, një stacion meteorologjik regjistroi një temperaturë minimale tropikale nate...