Frutat që duhet të konsumoni në këto ditë të nxehta
Gjatë muajve të verës dhe temperaturave të larta, trupi ka nevojë për hidratim shtesë, dhe përveç marrjes së ujit, edhe disa ushqime të caktuara mund të luajnë një rol të rëndësishëm. Frutat dhe perimet e pasura me ujë ndihmojnë trupin të kompensojë lëngjet e humbura, por edhe të fusë vitamina, minerale dhe lëndë të tjera ushqyese të nevojshme për funksionimin normal të trupit. Ekspertët theksojnë se hidratimi i duhur gjatë motit të nxehtë kontribuon në funksionimin më të mirë të të gjithë organizmit, ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit dhe zvogëlon rrezikun e lodhjes dhe dehidratimit. Ushqimet që dallohen për përmbajtjen e lartë të ujit përfshijnë kastravecat dhe domatet, të cilat përmbajnë më shumë se 90 për qind ujë. Përveç këtyre, shalqiri, luleshtrydhet, grejpfruti,...
Burimi:
vizionplus.tv