Cilat viruse transmetohen më lehtë në anijet turistike?

Cilat viruse transmetohen më lehtë në anijet turistike?

Rasti i tre viktimave nga një shpërthim i dyshuar i hantavirusit në një anije turistike në Oqeanin Atlantik ka rikthyer diskutimet mbi rrezikun e përhapjes së infeksioneve në kroçera. Sipas ekspertëve, anijet turistike krijojnë kushte të favorshme për transmetimin e sëmundjeve për shkak të qëndrimit të gjatë të pasagjerëve dhe ekuipazhit në ambiente të përbashkëta dhe shpesh të mbyllura. Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka theksuar se rreziku për publikun nga hantavirusi mbetet i ulët dhe nuk ka arsye për panik apo kufizime udhëtimi. Ekspertët sqarojnë se jo të gjitha sëmundjet përhapen njësoj në kroçera, por disa infeksione janë më të zakonshme dhe transmetohen më lehtë në këto ambiente. Sipas autoriteteve shëndetësore amerikane, problemet më të shpeshta në anijet turistike mbeten sëmundjet gastrointestinale, veçanërisht ato...