Çfarë tregon ulërima e maces gjatë natës?

Çfarë tregon ulërima e maces gjatë natës?

Ulërima e fortë dhe shpesh e frikshme që dëgjohet gjatë natës nga macet është një fenomen i zakonshëm, por që shpesh krijon shqetësim tek njerëzit. Megjithatë, ekspertët shpjegojnë se pas këtij tingulli nuk fshihet asgjë misterioze, por sjellje krejtësisht natyrale. Sipas specialistëve të sjelljes së kafshëve, macet janë krijesa aktive gjatë natës dhe përdorin zërin si një mënyrë komunikimi. Ulërima mund të tregojë disa gjëra të ndryshme, në varësi të situatës. Një nga arsyet më të zakonshme është kërkimi për territor ose komunikimi me mace të tjera. Në shumë raste, këto tinguj janë një formë “bisede” mes maceve, sidomos kur ndodhen në distancë nga njëra-tjetra. Një tjetër arsye lidhet me gjendjen emocionale të maces. Ajo mund të ulërijë kur është e stresuar, e frikësuar apo...