A duhet ta kontrolloni telefonin e partnerit/es?
Duhet ta pranojmë se të paktën një herë mund të na ketë ndodhur që të jemi tunduar të kontrollojmë telefonin e partnerit, ndoshta duke përfituar nga një moment shpërqendrimi, ose e shtyrë nga disa dyshime. Por a je i/e sigurt që është gjëja e duhur për të bërë? Pse i kontrollojmë telefonat e njëri-tjetrit? Ajo që na shtyn të kontrollojmë celularin e tjetrit është kërkimi i informacioneve që mund t’i japin kuptim asaj që nuk e kuptojmë ose nuk e dimë për tjetrin. Kjo është një mënyrë për të qenë në gjendje të qetësosh frikën dhe pasiguritë, duke ushqyer një etje të pashuar për kontroll dhe një nevojë ekstreme për besim ndaj tjetrit. Prandaj, nevoja për të kontrolluar telefonin e tjetrit fillon nga mungesa e...
Burimi:
vizionplus.tv