5 trajtime shtëpiake kundër pickimit të mushkonjave
Një gumëzhimë gjatë natës dhe një pickim i mushkonjës në mëngjes mjaftojnë për t’ju prishur gjumin dhe ditën. Kruajtja, skuqja dhe ënjtja janë reagime të zakonshme, por ekspertët thonë se ka disa mënyra të thjeshta për t’i lehtësuar simptomat dhe për të shmangur dëmtimin e lëkurës nga kruarja. Sipas specialistëve, aplikimi i nxehtësisë ose të ftohtit në mënyrë të kontrolluar, si edhe disa përbërës që gjenden në shtëpi, mund të ndihmojnë në qetësimin e kruajtjes. 1. Aplikoni nxehtësi të lehtë Vendosni për disa sekonda një lugë metalike të ngrohur me ujë të nxehtë ose një peshqir të ngrohtë mbi pickim. Kjo mund të ndihmojë në uljen e kruajtjes. Kujdes: Mos përdorni tharëse flokësh ose burime shumë të nxehta, pasi mund të digjni lëkurën. Nëse keni...
Burimi:
vizionplus.tv