Lidhje me agjentë serbë? Gazetarja Klodiana Lala: Nesër dorëzoj kallëzim penal
Gazetarja Klodiana Lala do të bëjë kallëzim penal ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, pas insinuatave publike të kësaj të fundit për lidhje të gazetares me agjentë serbë. Hyseni i bëri aludimet e saj, pikërisht pasi u pyet nga Lala për materialet e klasifikuara që kishin përfunduar në duart e Ergys Agasit. “Ajo që Hyseni bëri ndaj meje është shantazh për shkak të detyrës dhe sepse kam raportuar për çështjen e saj. Nga ana tjetër është të dhe një mënyrë për të shantazhuar dhe të tjerë, përfaqësues të medias apo politikanë, që të mos flasin për rastin e saj”, thotë Lala duke shtuar se “në këtë histori nuk ka asnjë të vërtetë. Dhe për këtë Hyseni do duhet të përballet me drejtësinë. Që...
Burimi:
gijotina.com