No Image Available

Lëvizte i armatosur dhe me kokainë, arrestohet 42-vjeçari në Kamëz

Një 42-vjeçar, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje është vënë në pranga pasi u kap duke lëvizur i armatosur në zonën e liqenit të Çekrezës, në Kamëz. Gjatë kontrollit fizik, Zyber Bamit iu gjetën një pistoletë me municion dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë. Ndërkohë materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore. Njoftimi i policisë: Kamëz/ Finalizohet operacioni i koduar “Kontigjenti”. Vihet në pranga një shtetas me precedent kriminal, i cili lëvizte i armatosur në zonën e liqenit të Çekrezës. Nga kontrolli fizik u konstatua se posedonte dhe sasi Kokaine. Sekuestrohen arma e zjarrit (pistoletë me mulli), municioni i saj dhe lënda narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për mbikëqyrjen e...